Arsyet pse vajzat e bukura dhe të zgjuara nuk gjejnë të dashur

Femrat e pavarura janë një “frikë” e gjallë për gjininë tjetër. Mund të kesh gjithë kontrollin e jetës dhe të kesh hipnotizuar shpirtin e atyre që janë rrugës, por nuk e ke gjetur ende drejtimin. Megjithatë, vazhdon të ecësh vetëm në këtë botë.

Pse vajzat e bukura dhe të zgjuara nuk mund të gjejnë të dashur? Duket se ekzistojnë një sërë arsyesh, disa kanë të bëjnë thjeshtë me psikikën mashkullore, transmeton Revista Class.

Nuk i besojnë qëllimet e meshkujve

Vajzat e bukura dhe të zgjuara janë frymëzuese për dy arsye: nuk presin buzëqeshje nga askush dhe  nuk u besojnë lehtësisht atyre që vijnë si të fortë. Edhe nëse përballen, ato kanë gjithmonë aftësinë të tregojnë shumë më tepër forcë karakteri. Ato e dinë gjithmonë nëse dikush po shikon trupin ose po studion mendjen e tyre. Por dinë edhe të luajnë. Meshkujt e ndjejnë këtë dhe… thjesht nuk guxojnë më shumë.

Askush nuk e beson se janë vetëm

Ndodh shumë shpesh që vajzat e bukura i pyesin gjithmonë: “Ke të dashur?” “Jo?”, ”Pse jo? Kaq e bukur dhe e zgjuar.” “Epo, faleminderit, pyetje me mend. Por nuk e di se çfarë të bëj.”

Sigurisht, zakonisht ky nuk është një lloj skenari që ndodh në një club apo në hollin e një banke,  por me njerëzit që njeh prej kohësh. Ndoshta edhe mes grupit që interesohet është dikush që mendon se “Është e mahnitshme për të pasur dikë si unë”.

Inteligjenca i bën ata të pasigurt

Ka pasur disa studime interesante rreth aftësive të vajzave të zgjuara për të krijuar distancë me meshkujt. Arsyeja është e thjeshtë: ata mund të mos jenë në gjendje të konkurrojnë me to. Nëse meshkujt kuptojnë se partneret e tyre janë më të zgjuara se ata, janë të prirur të tërhiqen.

Frikë nga e panjohura

Për shumicën e meshkujve, ajo që nuk kuptohet dhe nuk njihet është e frikshme. Meshkujt nuk i kuptojnë femrat, sigurisht nuk i kuptojnë as ato që janë të lexuara, të arsimuara dhe në harmoni me jetën e tyre.

Mendjet e ngushta e kanë të vështirë të kuptojnë. Kështu, kur mendojnë thellë, femrat bëhen mistike në sytë e tyre – kjo i frikëson shumë ata.

Ok, nuk ka rëndësi se kush je. Ajo që duhet të kesh gjithmonë me vete është besimi: Ji e zgjuar, ki besim te vetja. Nuk ka rëndësi nëse ke ose jo të dashur. Ç’rëndësi ka nëse ke apo jo të dashur nëse je e lumtur? Mos lejo askënd të të fyejë inteligjencën apo të të bëjë të ndihesh keq vetëm sepse nuk është dikush i interesuar për ty? Mashkulli i vërtetë do të vijë në kohën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP