Ambasada e Zvicrës do ta ndihmojë Komunën e Gostivarit në planin për mbrojtje nga vërshimet

Këshilltari rajonal për ujë dhe menaxhim me mbetjet pranë Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni –  Cliff Hammer, i shoqëruar nga Bujar Ibishi dhe Stanisllava Dodeva, realizoi sot një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Me këtë rast, ai njoftoi kryetarin e komunës së Gostivarit për dy projektet e reja të cilat së shpejti duhet të fillojnë të implementohen dhe të cilat financohen nga qeveria zvicerane.

“Menaxhimi rajonal me mbeturinat është projekti i financuar nga ambasada zvicerane në bashkëpunim me Rajonin Planor të Pollogut. Projekti tjetër, është Plani për mbrojtje nga vërshimet që do të implementohet nga UNDP, ndërsa po ashtu do të financohet nga ambasada zvicerane. Me miratimin e këtij plani, Gostivari do të jetë komuna e parë në Maqedoni me plan për mbrojtje preventive nga vërshimet”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Në kuadër të vizitës në Gostivar, delegacioni i ambasadës zvicerane qëndroi në fshatin Vërtok, ku u njoftuan nga afër me punët përfuindimtare të fazës  së parë të ndërtimit të rezervuarit për ujë të pijshëm, projekt ky i financuar nga Departamenti Zviceran Federal për Çështje Ekonomike  SECO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button