Priten masa më rigoroze dhe rishikim i kualitetit të ushqimit që konsumojnë nxënësit

Vet administrimi lokal nuk i respekton dispozitat e rregullores së MASh-it. Këto lajmërime vijnë pas të dhënave të fundit që kanë arritur nga Instituti për shëndet publik, sipas të cilit çdo i treti fëmijë në Maqedoni përballet me obezitet, raporton Skopjeinfo.mk.

Sipas të dhënave të Unicef-it, 14 për qind e fëmijëve të moshës 11-vjeçare në Maqedoni janë obez, kundrejt 4 për qind sa është mesatarja në shtetet Evropiane. Në krahasim me vitin 2010  obeziteti është më i pranishëm tek më të rinjtë në ditët e sotme. Shkaqet që kanë sjellë këtë gjendje janë nga më të ndryshmet, thotë njeriu i parë i UNICEF-it në Maqedoni. Në vend se të kërkojmë fajtorët, është e nevojshme që të ketë një qasje më serioze në lidhje me këtë çështje, para së gjithash nga prindërit por edhe nga institucionet. Obeziteti përveç se dëmton shëndetin fizik, tek nxënësit ndikon edhe në të mësuarit, përcjell Portalb.mk.

Ushqimi i shpejtë është lehtë i qasshëm për nxënësit, dhe nuk është e mjaftueshme vetëm të realizohet vetëm programi në shkolla, por të stimulohen zakone të shëndetshme edhe tek fëmijët moshës para-shkollore. Nutricionistët japin vërejtje se nxënësit konsumojnë shumë pak fruta dhe perime.

Me qëllim që të ndikohet në shëndetin tek të rinjtë, sot u mbajt një orë globale për nxënësit prej klasës së 4-të deri në të 9-tën, të cilët u njoftuan me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit. Në projekt janë të inkuadruar edhe përfaqësues nga të gjithë shkollat fillore. Kjo ngjarje programore të cilën e njoftoi ministria i prezantoi përfitimet nga të ushqyerit shëndetshëm dhe si ndikon kjo drejt qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP