Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, të cilat më shumë do të përfaqësohen në rajonet perëndimore.Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite do të ndryshojë drejtimin në drejtim lindor dhe verilindor. Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa pasdite do ta ndryshojë drejtimin në atë lindor dhe verilindor. Temperatura do të arrijë deri në 16 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me vranësira dhe me të reshura të rrëmbyeshme të shiut të cilat vende-vende pritet të tejkalojnë 60 l/m2. Edhe të premten do të ketë të reshura të shiut, por me intensitet të matur të cilat gjatë ditës do të ndalen.