Avokatët e rasti “Almiri”, dyshojnë në punën e Prokurorisë

Familjarët e vogëlushit katër vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu hedhin dyshime mbi prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska e cila sipas tyre po tenton të ndryshojë aktakuzën në favor të të akuzuarit Boban Iliç. Babai i të ndjerit Almir Aliu, Sedat Aliu shprehet se prokurorja në fjalë po tenton nga viktimë ta paraqes si dhunues. Ata shprehin shqetësim edhe për atë se në aktakuzë askund nuk përmendet vëllai i Boban Iliçit i cili me shufër hekuri ka sulmuar përfaqësues të familjes Aliu, njofton Alsat M.

Edhe pala mbrojtëse e familjes Aliu akuzon prokuroren e lëndës për punë jo-profesionale dhe dënojnë ashpër tentimin e saj për rikualifikim të veprës. Avokatët kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit Almir Aliu.

Me 15 nëntor në Gjykatën e Kumanovës, palët do të kenë edhe fjalët përfundimtare. Avokatët e palës së dëmtuar dyshojnë se i akuzuari kryesor për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nuk do të merr dënimin e merituar pasi që gjatë procesit gjyqësor nuk janë pranuar dëshmi relevante që tregojnë se Boban Iliç ka kryer vrasjen me paramendim. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të Almirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button