Një këmbësor humbi jetën në një aksident në Haraçinë

Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi  është larguar nga vendi i aksidentit.

Siç kumtoi policia, dje në autostradën-qarkore në qytetin e Shkupit në afërsi të mbikalimit për në fshatin Haraçinë, ka ndodhur një aksident ku shoferi i automjetit e ka goditur një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen e këmbësorit. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB – Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të vdekurit është transferuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button