Shenjat që tregojnë se nuk po pi ujë mjaftueshëm

Gjithmonë lexojmë këshilla se duhet të pimë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar e të shëndetshëm. Megjithatë ka pasur debate të shumta në lidhje me sugjerimet se sa litra ujë duhet të pimë në ditë. Për këtë arsye, CNN publikon një artikull ku i jep fund njëherë e mirë pyetjes se sa shumë dhe sa shpesh duhet të pimë ujë, transmeton Mapo.al.

Kështu akademia mjekësore amerikane thotë se bazuar në një studim të realizuar prej shumë kohësh, konsumimi i ujit ndryshon nga njëra gjini tek tjetra. Meshkujt duhet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, që do të thotë gati 16 gota uji dhe 2.7 litra ujë për gratë, rreth 12 gota uji.

Dehidratimi shkakton një sërë problemesh si  lodhja e tepërt, nuk ke motiv për të kryer aktivitete gjatë ditës dhe aq më tepër për të bërë ushtrimet në mënyrën e duhur. Gjithashtu dehidratimi sjell probleme me përqendrimin,  me kujtesën, shkakton nervozizëm dhe ankth. Dy shenja që tregojnë se je i hidratuar dallohen nga etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshta për punë dhe ngjyra e urinës është e verdhë e hapur, tregon se je në gjendje shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP