Një tartuf i bardhë u shit 75 000 euro

Një copëz tartufi i bardhë me peshë rreth 850 gramë u shit sot për 75 000 euro gjatë një ankandi, në veri të Italisë bën të ditur AFP.

Kjo shitje u mundësua me lidhje satelitore me Dubain dhe Hong Kongun dhe blerësi i pjesës më të bukur ishte një ndërmarrës nga Hong Kongu.

“Situata është përmirësuar këto kohët e fundit, por është e dukshme se ky nuk do të jetë një vit i madh, nuk do të ketë tartufë të mëdhenj për shitje në ankand por do të ketë tartuf shumë të mirë”, theksoi Isabelle Gianicolo nga Qendra kombëtare e Studimeve mbi tartufin, transmeton ATSH.

“Thatësira e këtyre muajve të fundit ka ndikuar tek sasia, por jo tek cilësia”, shtoi ajo duke shtuar se çmimet e arritura gjatë shitjeve në ankande nuk janë çmime tregu, janë çmime simbolike për bamirësi.

Këtë vit, çmimet e tregut, edhe pse janë shumë larg atyre të ankandeve, kanë arritur majat me 600 euro për 100 gramë ose rreth 6 000 euro kilogrami, për shkak të thatësirës, ndërkohë që një vit më parë çmimi varionte për 3 000 – 4 000 euro kilogrami.

Qyteti i Albas, në Piemont, pret çdo vit që prej 90 vitesh dhe për rreth dy muaj një panair të madh të tartufit të bardhë gjatë të cilit zhvillohet dhe shitja në ankand.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button