Maqedonia ende nuk ka plotësuar 19 vendet e lira për ambasador

Po mbetet proces i papërfunduar deri më tash plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në botë, raporton Alsat-M. 

Edhe pse në planin për reforma 3-6-9 thuhet qartë se do të zhvillohen konsultime me presidentin Ivanov i cili është një nga filtrat nëpër të cilat kalon përzgjedhja, as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe as nga Kabineti i Presidentit Ivanov, për ditë me rradhë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Alsat-M se si po rrjedhin këto konsultime, përcjell Portalb.mk.

Ditë më parë, ministri Jashtëm Nikolla Dimitrov deklaroi vetëm se procesi ka ngecur për shkak të zgjedhjeve lokale por gjithashtu shtoi se ky proces është në fazën e miratimit të emrave nga vendet përkatëse ku do të emërohen, që paraqet fazën finale të këtij procesi. Dimitrov gjithashtu shtoi se qeveria e tanishme e Maqedonisë ka trashëguar një situatë shumë të rëndë edhe në këtë drejtim po punon që sa më shpejtë ta plotësojë rrjetin diplomatik, pasi që siç tha ai “politika nuk bëhet vetëm në kryeqytet”.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse ambasadorët e ri do të përzgjidhen nga radhët e diplomatëve të karrierës ose do të jenë të përzgjedhur partiak, siç ka qenë praktikë deri më tani. Andrea Stojkovski, nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” për Alsat-M vlerëson se është koha që vëmendja të kthehet nga diplomatët e karrierës.

Gjithësej 19 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë, përfshirë 14  në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, janë pa ambasador.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button