Një aksident i tmerrshëm me pasoja vdekjeprurëse e tronditi Maqedoninë këtë pasdite

Një person mbeti i vdekur ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime të rënda si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orën 17.20 në rrugën Manastir-Prilep, ka konfirmuar policia e Manastirit për Kurir.mk.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve , një person ka humbur jetën në vend dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit, përcjell Portalb.mk.

Deri më tani këto janë informatat e vetme në lidhje me këtë aksident trafiku, që ndodhi në rrugën Manastir-Prilep.

Për momentin në vend ngjarje po bëhet inspektim për të zbuluar shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, ndërsa nga SPB-Manastir informojnë se rruga Manastir-Prilep e cila prej ora 17:45 deri para pak minutash ishte e bllokuar, tashmë është e hapur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button