Moto GP, Marc Marquez fiton titullin e katërt të kampionit botëror

Piloti i Repsol Honda, Marc Marquez (24), u kurorëzua me titullin e katërt të kampionit botëror, të cilin e siguroi në garën e fundit të këtij sezoni të Moto GP-së, e cila u zhvillua për Çmimin e Madh të Valencias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marquez mbrojti titullin, pasi në garën e sotme në shtegun “Ricardo Tormo” përfundoi në vendin e tretë. Ky është titulli i tij i katërt i kampionit botëror në “klasin e Mbretërve’, dhe i gjashti në total.

Në piedestalin e fituesit, u ngjit kolegu i Marquezit nga Repsol Honda, Dani Pedrosa, ndërsa i vetmi konkurrent i cili sfidonte titullin e kampionit, Andrea Doviziozo, nuk përfundoi garën.

Sfidën e fundit për këtë sezon, Marquez e filloj nga pozita e parë, ndërsa për të mbrojtur titullin e kampionit, atij i mjaftonte edhe vendi i 11-të në fund të garës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button