Izraeli: Është rrëzuar një raketë spiunimi e Sirisë e prodhimit rus

Ushtria e Izraelit sot e ka shkrepur një raketë të tipit Patriot, për ta rrëzuar një raketë të spiunimit të prodhimit rus, mbi Rrafshnaltën e Golanit, tha armata izraelite, shkruan REL.

“Është e qartë se ishte e prodhimit rus dhe i takonte regjimit të Sirisë”, tha zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.

Raportohet se ushtria e Izraelit nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të menjëhershme se raketa ishte e prodhimit rus ose se i takonte Sirisë.

Sistemi raketor tokë-ajër, Patriot, është i prodhimit të Shteteve të Bashkuara.

Izraeli e ka marrë kontrollin e Rrafshnaltës së Golanit në luftën e vitit 1967. Siria kërkon kthimin e saj.

Gjatë luftës civile në Siri, një numër i raketave ka rënë në hapësirat e kontrolluara nga Izraeli.

Në përgjigje, Izraeli ka lansuar sulme raketore brenda territorit të Sirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP