Guterres: Ndalja e dhunës ndaj muslimanëve të Arakanit me rëndësi jetike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka thënë se është me rëndësi jetike ndalja e dhunës kundër muslimanëve në provincën Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prag të vizitës se tij në Azi, Guterres në një deklaratë për gazetarët tha se muslimanëve të Arakanit duhet t’u jepet status ligjor.

Ai theksoi se është e pamundur që të heshtet ndaj dhunës e cila ushtrohet mbi këta njerëz, duke shtuar se duhet të merren hapa me të cilat do të mundësohet kthimi i muslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre.

Sulmet e ushtrisë të Mianmarit, nën pretekstin e luftës kundër militantëve të armatosur, në Arakan kanë nisur që nga 25 gushti, dhe në to kanë mbetur të vrarë disa mijëra njerëz.

Pasi qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen në zonën në fjalë, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

Në sulmet të cilat u shndërruan në spastrim etnik janë djegur rreth 300 fshatra, kurse në Bangladesh nga Arakani kanë ikur mbi 600 mijë muslimanë. Mijëra prej tyre ende kërkojnë shtigje për të ikur në Bangladesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button