Komemoracion francezo-gjerman në Ditën e Armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore

Me rastin e Ditës së Armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore dhe Ditës e Zisë Kombëtare, ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Maqedoni do të mbajnë komemoracion në Manastir dhe Prilep, njofton Portalb.mk.

Në ora 12:00 do të ketë komemoracion në varret ushtarake në Manastir, ndërkaq në ora 14:00 në varrezat ushtarake në Prilep.

Pritet që në komemoracion të marrin pjesë edhe autoritet lokale dhe shtetërore, kori diplomatik, por edhe organizatat qytetare.

Në shenjë të paqes së dy shteteve, por edhe si dëshmi për miqësi të përbashkët, ambasadori gjerman do të mbajë fjalim në varrezat ushtarake në Manastir, ndërkaq ambasadori frances do të mbajë fjalim në varrezat ushtarake në Prilep.

Në komemoracion do të merr pjesë edhe delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë,  i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi.

Me rastin e shënimit të 11 nëntorit, Dangi de Dezer, nipi i ushtarit nga Fronti Lindor, sonte në Manastir do të bëjë prezantim të aktiviteteve të tij me sqarimin e letrës së gjyshit të tij, kolonel Ordioni, shkruar në këtë front mes viteve 1017-1925.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP