Maqedoni, Vajgëll i vazhdon bisedimet për “Zhan Mone”

Eurodeputeti Ivo Vajgëll, sot do t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësues të partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për, siç deklaroi, projektin Zhan Mone të Parlamentit Evropian.

Vajgëll paradite në Parlamentin e Maqedonisë do të takohet me koordinatorët e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, si dhe me Meral Uzeiri Ferati nga PDSH-ja.

“Dëshirojmë të bisedojmë për projektin “Zhan Mone” të Parlamentit Evropian, që do të thotë ngritjen e dialogut të aktorëve politikë në Maqedoni dhe interaksion me parlamentarët nga Parlamenti i Evropës”, tha shkurt Ivo Vajgëll në një deklaratë për mediat. Ajo që e pret, siç tha “është vetëm mirë, kur është në Shkup”.

Në fund të tetorit eurodeputeti Vajgëll në një intervistë për emisionin “36 gradë” kumtoi se ideja për takim të liderëve të partive parlamentare është vendosur në tryezë gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re, ndërsa propozimi ka marrë mbështetja edhe nga eurokomisari Johanes Han.

Sipas tre eurodeputetëve, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, të cilën janë nismëtarë të idesë, bëhet fjalë për hapje joformale të procesit të dialogut, pa praninë e kamerave, gjatë së cilës do të bëhej përpjekje që të gjendet gjuhë e përbashkët për çështje të caktuara. Qëllimi është afrimi i qëndrimeve për tema kyçe për procesin e integrimit. Si simbol për angazhimet për integrim në BE, Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn propozojnë që këto takime të mbahen në Francë, në shtëpinë e babait të BE-së, Zhan Mone.

Eurpodeputeti Vajgëll dje kishte takim edhe me përfaqësues të projektit “Mbështetje të Kuvendit në zbatimin e reformave” të Programit të BE-së për reforma në Maqedoni.

Pas përfundimit të takimeve, eurodeputeti së bashku me euroambasadorin Samuel Zhbogar, sërish do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, pas çka janë parashikuar deklarata për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button