Amerika humb ndikimin në çështjet botërore? Ikin 60% e ambasadorëve të lartë

Shtetet e Bashkuara kanë humbur 60% të ambasadorëve të karrierës që nga janari i këtij viti, ka konfirmuar sindikata që përfaqëson diplomatët amerikanë.

“Radhët e ambasadorëve janë duke u varfëruar në një shpejtësi marramendëse,” shkroi Barbara Stephenson, drejtoresha e  Shoqatës së Shërbimit të Huaj Amerikan (AMF), përcjell Syri.net.

Zonja Stephenson, një ish ambasadore në Panama, thotë se ka pasur një “fshirje” të ambasadorëve të lartë.

“Humbja e shpejtë e shumë zyrtarëve të lartë ka një efekt serioz, të menjëhershëm dhe të prekshëm mbi kapacitetin e Shteteve të Bashkuara për të formësuar ngjarjet botërore”, shkruan zonja Stephenson.

Ish ambasadorja e Panamasë shkruan se kjo po mund të shkaktojë çmontimin e qeverisë amerikane “.

Kjo letër është thirrja e fundit e shqetësimeve nga veteranët diplomatikë, të cilët paralajmërojnë se kjo mund të kërcënojë Departamentin e Shtetit.

Ata thonë se eksodi i oficerëve të karrierës së zhgënjyer po privon diplomacinë amerikane.

Dilplomatët gjithashtu kundërshtojnë ritmin e ngadaltë të emërimeve politike në poste të rëndësishme.

Rex Tillerson, zëvendëspresidenti  Trump është në mes të riorganizimit dhe ristrukturimit të departamentit. Ai hodhi poshtë pretendimet se kriza brenda stafit po ndikon në institucionin diplomatik.

Të gjitha këto kanë bërë që zonja Stephenson të pyesë se kush është prapa shtysës për të “dobësuar Shërbimin e Jashtëm Amerikan”.

Stephenson shkruan se vendimet e diplomatëve të karrierës (të cilët, ndryshe nga të emëruarit politikë, nuk ndryshojnë me çdo administratë të Shtëpisë së Bardhë) erdhën pas vendimit të qeverisë së Donald Trump për uljen e numrit të diplomatëve.

Zonja Stephenson gjithashtu vë në dukje kundërshtimin e Kongresit ndaj shkurtimeve të tilla drastike në departament.

Në editorialin e saj të ashpër, ajo pyet nëse këto humbje do ta bëjnë Departamentin amerikan të Shtetit më të dobët?

” Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ishte një mbështetëse e patundur e Hillary Clinton, tha të mërkurën se është “thellësisht e shqetësuar nga mungesa e personelit.

Mund të mos keni më fuqinë e madhe në botë dhe mund të mos keni një funksionimin e shërbimit diplomatik “.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button