Maqedoni, Shkupi me më shumë vrasje në 6 vitet e fundit (STATISTIKA)

Gjatë vitit 2016, gjithsej në mbarë Maqedoninë policia ka regjistruar 17 vrasje. Kjo shkruhet në përmbledhjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për deliket e përgjakshme në 6 vitet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, në gjashtë vitet e fundit më së shumti ka pasur vrasje në vitin 2010, gjegjësisht 40, ndërkaq më së paku në vitin 2016. Në vitin 2011, gjithsej janë regjistruar 29 vrasje, në 2012 – 28, në 2013 – 20, në 2014 – 25, ndërkaq në vitin 2015 – 21 vrasje.

46 kryerës të veprës penale “vrasje” janë regjistruar në vitin 2010, ndërkaq më së paku ka pasur në vitin 2013, gjegjësisht 18. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 20 kryerës të veprës “vrasje”.

Raste me lëndime të rënda trupore më së shumti janë regjistruar gjatë vitit 2010, gjegjësisht 248 raste, ndërkaq më së paku në vitin 2012 – 211 raste. 333 kryerës të veprës “lëndime të rënda trupore” janë regjistruar në vitin 2010, ndërkaq në vitin e kaluar 209.

Sipas qyteteve, në Shkup ka pasur më shumë vrasje dhe lëndime të rënda trupore, në 6 vitet e fundit gjithsej ka pasur – 60 vrasje dhe 414 raste me lëndime të rënda trupore.

Për më shumë shihni statistikat e mëposhtme:

MPB 3 MPB 2 MPB 1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button