Sela: Praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela realizoi takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garrett.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button