Këto janë tre prioritetet e kryetarit të ri të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani

Kryetari i ri i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, tanimë dy ditë është në krye të komunës dhe ka filluar me punët për realizimin e premtimeve të dhëna, njofton Portalb.mk.

Ai në një deklaratë për Portalb.mk, në lidhje me tre punët prioritare tha se prioriteti i parë është rregullimi i ujësjellësit në dy lokacione, sanimi i rrugëve, si dhe hyrjet për në autosdratë.

  1. Prioritet e kemi rrjetin e ujësjellësit në fshatin Vrapçisht dhe Gërdec;
  2. Sanimin e rrugëve në tërë territorin e Komunës;
  3. Dhe rrugët dalje për në autostradë (Gradec, Toplic, Vrapçisht).

Ndryshe, Shabani i Aleancës për Shqiptarët, i fitoi zgjedhjet lokale në rrethin e dytë të cilat u mbajtën më 29 tetor të këtij viti. Ai gjithsej mblodhi 5.642 vota – 51.25%, apo mbi 450 vota më shumëse kundërkandidati nga BDI, Gajur Rushiti.

vra

Këshilli në Komunën e Vrapçishtit është i përbërë nga: 7 këshiltarë nga BDI, 6 nga Aleanca për Shqiptarët, 3 nga Partia Demokratike e Turqve, 2 nga Lëvizja BESA dhe 1 nga LSDM.

Vrapcisht

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button