Dy zjarre në Tetovë shkaktojnë dëm prej 560.000 denarë

Dy zjarre dje janë shkaktuar në Tetovë, nga tani për tani arsye të panjohura, ndërkaq në të dy vendet sipas përllogaritjeve, është shkaktuar dëm prej 560 mijë denarë, njofton Portalb.mk.

Zjarri i parë u ndez dje rreth orës 14, nga arsye të panjohura deri më tash, në shtëpinë e Tetovarit G.K (51 vjeç) ndërsa i dyti në hambar. Siç informon zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, dy zjarret që janë ndezur mbrëmë, për arsye deri më tani të panjohura, kanë shkaktuar dëme materiale rreth 560 mijë denarë.

“Zjarri i parë shpërtheu dje rreth orës 14 në shtëpinë e Tetovarit G.K (51 vjeç) në rrugën 176 në Tetovë. Nga zjarri tërësisht u dogjën dhoma e ndenjes e cila gjendej në katin përdhese dhe komplet mobiliet dhe aparatet elektrike, ndërsa i dëmtuar gjithashtu është edhe korridori i këtij objekti. Nuk ka të lënduar nga ky rast pasi që djali adoleshent i pronarit të shtëpisë me shpejtësi është larguar nga dhoma në të cilën në momentin që ka shpërthyer zjarri, ai ka qenë duke fjetur. Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e tij. Është kryer kontroll dhe po zbardhet arsyeja për zjarrin, ndërkaq dëmi i përgjithshëm material llogaritet të jetë 400 mijë denarë”, tha Josifovski.

Gjithashtu, nga arsye tani për tani të paditura dje rreth orës 04, është shkaktuar zjarr edhe në hambarin e 57 vjeçarit N.N. nga fshati i Tetovës, Odri. Në stuhinë e zjarrin plotësisht është djegur objekti dhe 250 grumbuj sanë që janë ndodhur brenda,

“Pas kryerjes së ekspertizës po zbardhen arsyet, rrethanat nga të cilat ka ndodhur zjarri dhe gjithçka tjetër, ndërkaq dëmi material vlerësohet të jetë rreth 160.000 denarë”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button