Vidhet shkolla në fshatin Batincë
Drejtori i shkollës Qenan Imeri kur hapi derën e zyrës së tij pa se mungonin shumë kompjuterë, dhe se shumë kabllo elektrike ishin prerë, njofton TV21.
Edhe pse shkolla është e pajisur me kamera sigurie ato nuk ndihmuan kësaj radhe, pasi që hajnat e kishin marrë kompjuterin kryesor ku janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
“Kur hyra këtu vërejta se prej zyrës time janë vjedhur dy kompjuter loptop si dhe gjashtë kompjutera tjerë. Po ashtu është i vjedhur edhe serveri i video kamerave, janë të prerë të gjitha kabllot. Po ashtu është i vjedhur edhe lexuesi i orarit të punës”, u shpreh Qenan Imeri, Drejtor i Shkollës.
Ndërsa përveç zyrës së drejtorit janë vjedhur edhe dy kabinete tjera, ajo e biologjisë dhe e gjeografisë.
Përveç tre mikroskopëve që kishin vjedhur në kabinetin e biologjisë, kanë grisur edhe fotografitë e shkollës. Drejtori Qenan Imeri thotë se kjo nuk është hera e parë por, për tre vjet katër herë është vjedhur shkolla.