Keni dëgjuar për Teorinë e Lojës? Mund të shërbejë edhe për prindërim më të mirë

Tashmë ju ndoshta e dini Dilemën e të Burgosurit. Ajo përfshin dënime me burg dhe krime të tmerrshme – nuk është ushtrimi filozofik më miqësor ndaj fëmijëve, e që varet se sa mirë fëmija e kupton konceptin e “ndalimit me burg”. Por në “Udhëzuesin e Teorisë së Lojës për Prindërimin”, një profesor i filozofisë dhe gazetar (dhe baba i pesë fëmijëve) tregon saktësisht se si zbatimi i arsyeshëm i teorisë së lojës, mund të bëjë që prindërimi të ecë më mirë, shkruan Bota.al.

Mësimi i bashkëpunimit, lojë pas loje

Le të fillojmë me bazat. Si vallë mund të zbatohet dilema e të burgosurve, për rritjen e fëmijëve? E thjeshtë. Ajo u mëson fëmijëve se të punuarit së bashku mund të jetë më mirë sesa thjesht të kujdesesh për veten. Për të burgosurit, ajo do të thotë që të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të fitojnë lirinë e tyre – por nëse dikush e tradhëton tjetrin, atëherë të dy përfundojnë të burgosur.

Për fëmijët, steka duhet të jetë pak më ulët se jeta në burg. Le të themi se keni nevojë për një dhomë gjumi të pastruar, që të jetë gati. Ofrojuni dy fëmijëve tuaj një marrëveshje: nëse dhoma pastrohet për 30 minuta, atëherë secili fiton një orë me videolojëra. Por nëse nuk ndodh, ata të dy janë të ndaluar të luajnë për pjesën tjetër të ditës. Nëse ata të dy punojnë së bashku, mund ta bëjnë, por nëse njëri yërhiqet, të dy ndëshkohen. Nuk duhet shumë kohë me këtë metodë për të ngulitur bashkëpunimin në mendjet e tyre.

Lojëra mendore

Ndonjëherë nuk ka të bëjë me gjetjen e përgjigjes së saktë matematikisht dhe veprimin në përputhje me të, por ka të bëjë edhe me të kuptuarit e arsyeve psikologjike për sjellje të ndryshme. Kështu nëse fëmijët tuaj nuk reagojnë ndaj kërcënimeve që bëni, mund të jetë për shkak se ju kurrë nuk i shkoni deri në fund. Koha të ndryshoni.

Në vend të thoni “do e kthej makinën mbrapsht”, që nuk është shumë e besueshme, thoni diçka që ata mund ta besojnë se do e bëni. Dhe pastaj, nëse është e domosdoshme, bëjeni.

Ose për shembull thuajuni se do i shpini tek gjyshërit, në vend që të luajnë. E rëndësishmja është që fëmijët do të besojnë që mund ta bëni.

Mund edhe të provoni një strategji ku i detyroni të gënjejnë kur kanë qenë më pak se të vërtetë. Praktikisht, këqyrni me kureshtje historinë e dyshimtë, duke ua mbledhur fajin që ndjejnë. Me kalimin e kohës do e kuptojnë se t’i qëndrojnë të vërtetës do i bëjë gjërat më lehtë për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button