Eksporti në nëntë muajt e parë me rritje prej 15,1 për qind

Eksporti i mallrave në Republikën e Maqedonisë nga fillimi i vitit deri në shtator të vitit 2017 shënon rritje prej 15,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara arrin 4.097.146 mijë dollarë amerikan. Vlera e mallrave të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 5.513.552 mijë dollarë amerikanë, që është për 10,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, transmeton MIA.

Deficiti tregtar për periudhën janar-shtator të vitit 2017, arrin 1.416.406 mijë dollarë amerikan.

Mbulimi i eksportit dhe importin në periudhën nga janari-shtatori i vitit 2017, arrin 74,1 për qind.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm, Republika e Maqedonisë më shumë tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP