Çfarë duhet të bëni përpara se të flini, që të nesërmen të jeni në super formë?

Nata është koha më e mirë për produktet e bukurisë.

Është koha kur trupi juaj rigjenerohet dhe çdo përpjekje e juaja është më efikase. Për këtë arsye ne kemi vendosur t’ju sjellim disa këshilla që të kujdeseni për veten pak para se të flini gjumë, shkruan revistaclass. 

Bëni një maskë fytyre me aloe vera


Lëngu i Aloe vera-s ndihmon në zbardhjen e lëkurës, heqjen e puçrave dhe parandalimin e rrudhave. Ai është shumë i mirë për të gjitha tipet e lëkurës, thjesht zgjidhni maskën e duhur. Është mirë që ta aplikoni dy herë në javë.

Vitaminë E poshtë syve


Lëkura poshtë syve është shumë e thatë, e hollë dhe e prirur për rrudhjen e parakohshme. Për të parandaluar plakjen, aplikoni maskë me vitaminë E. Atë mund ta gjeni në çdo farmaci në formën e kapsulave, shtoni pak vaj peshku ose vaj ulliri për rezultate më të mira. Megjithatë, jini të kujdesshëm me vitaminën E dhe përdoni shumë pak: aplikimi i sasive të mëdha mund të shkaktojë ënjtje dhe acarim. Këtë maskë bëjeni vetëm një herë në javë.

Vaj arrë kokosi për buzët tuaja


Vaji arrës së kokosit është shumë i mirë për buzët e thata. Duhet një kohë e gjatë për t’u absorbuar, për këtë arsye është mirë që ta aplikoni para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që buzët të jenë të përsosura të nesërmen në mëngjes.

Aplikoni vaselinë tek flokët tuaj

Arsyeja e dëmtimit të flokëve dhe elektrizimit është thatësira. Ashtu si lëkura juaj, edhe floku ka nevojë për lagështi për të qëndruar i shëndetshëm, i fortë dhe me shkëlqim. Vaselina është ideale për të hidratuar dhe ushqyer flokun tuaj. Ajo parandalon krijimin e majrave të dyfishta dhe mundëson rritjen e flokëve.

Zbusni duart tuaja

Për t’i bërë duart tuaja të buta, përdorni këtë metodë para se të flini:

1.Lajini mirë dhe ndërkohë edhe bëjuni pak masazh.

2.Thajini mirë me peshqir dhe vendosni një krem hidratues

3.Tregoni kujdes për gishtat dhe hapësirën mes tyre teksa vendosni kremin

4.Vendosni doreza dhe shkoni në shtrat (mund të përdoni doreza speciale të SPA-ve)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button