Aksident në Vrapçisht, dy 17 vjeçarë me automobil kanë rënë në lum

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën lokale Vrapçisht-Toplicë në të cilin dy 17 vjeçarë janë lënduar, njofton Plusinfo.mk. Siç informojnë nga SPB Tetovë, vozitja e shpejtë sipas të gjitha gjasave, ka qenë arsyeja e aksidentit.

Zëdhënësi i SPB-Tetovë Marjan Josifovski ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të mullirit të Vrapçishtit

“Automjeti i tipit “Fiat panda“, të cilin pa leje e ka vozitur 17 vjeçari nga Negotina e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia. Automjeti brenda të cilit gjendeshin vozitësi 17 vjeçar dhe bashkudhëtari i tij, kanë rënë në lumin Toplica, nga ku janë nxjerrë nga kalimtarët e rastit. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm” tha Josifovski, shkruan Portalb.mk.

Nga SPB-Tetovë paralajmërojnë dhe bëjnë thirrje për shmangie të vozitjes së automobilave apo mjeteve tjera të transportit pa leje për vozitje.

Trendi i kundërvajtjeve të tilla shënon rritje, të cilën e konfirmon edhe fakti se vetëm në rajonin e Pollogut, për dhjetë muaj janë regjistruar më shumë se 2500 raste të tilla,thotë Josifovski.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se vetëm nga kontrollet e mbrëmshme, u regjistruan edhe 13 raste të reja të personave të cilët vozisnin pa leje, ndërsa u evidentuan edhe 9 raste ku vozitës fillestarë vozisnin pa shoqërues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button