ISHP: Uji i pijshëm në Gostivar është në rregull

Instituti për Shëndet Publik, informon se në bazë të analizës së zgjeruar fiziko-kimike, uji i pijshëm në qytetin e Gostivarit është kualitativ dhe mund të përdoret për pije, njofton Portalb.mk.

“Uji për pije në Gostivar është në rregull në aspektin bakteriologjik, me përbërje të mirë fiziko-kimike dhe pa prani të pesticideve”, thonë nga Instituti.

Ndryshe, mbi një mijë persona me temperaturë të rritur, plogështi dhe shtrëngime barku në javën e kaluar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm ” Ferid Murad” në Gostivar. Për këtë, ISHP ka bërë analizë të detajuar të ujit të pijshëm për të konstatuar nëse eventualisht infektimi ka ndodhur prej ujit të pijshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button