Asanzh: Kompania e angazhuar nga Tramp kërkoi ndihmë nga Uikiliksi

Kompania për grumbullimin e të dhënave e cila punonte për shtabin zgjedhor të Donald Trampit ka kërkuar bashkëpunim nga Uikiliks, konfirmoi themeluesi i kësaj ueb-faqe, Xhulian Asanzh.

Asanzh me këtë e konfirmoi raportin e portalit amerikan Dejli Bist se drejtori i kompanisë për grumbullim të të dhënave, “Kembrixh analitika”, Aleksandar Niks e ka kontaktuar Asanzhin që të kërkojë lirimin e 33.000 imajleve të zhdukura të ish-sekretares shtetërore dhe rivales së Trampit në zgjedhjet presidenciale Hillari Klinton, shkruan “Gardian”.

“Mund të konfirmoj se kemi qenë të kontaktuar nga ‘Kemnbrixh Analitika’ (para nëntorit vitin e kaluar) dhe mund të konfirmojë se Uikiliks këtë e hodhi poshtë”, shkroi Asanzh në Tuiter.

Sipas “Gardian”-it, Asanzh nuk ka shkruar se çka saktë është kërkuar nga Uikiliks.

Raporti për dhe lidhjet e shtabit zgjedhor të Trampit me kompaninë “Kembrixh Analitika” dhe hapat drejt Uikiliksit vijnë në momente kur u liferua në opinion se Hilari Klinton dhe Komitetit demokratik kombëtar i demokratëve, gjatë disa muajve vitin e kaluar, kanë paguar hulumtim i cili rezultoi me raport kontrovers për gjoja lidhje të Trampit me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button