Qeveria e Maqedonisë do ta shqyrtojë mundësinë për shfuqizimin e aksionit “Dita e Drurit”

Në seancën e radhës qeveritare, do të shqyrtohet mundësia për shfuqizimin e aksionit ekologjik “Dita e Drurit”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shpjegojnë nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë për Portalb.mk, pyllëzimi do të vazhdojë në bazë të dispozitave ligjore, megjithatë në seancën qeveritare do të diskutohet nëse do të duhet të shfuqizohet ky aksion apo jo.

“Pyllëzimi në Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë në bazë të dispozitave ligjore, ndërkaq në seancën e radhës të Qeverisë do të diskutohet se a duhet apo jo të shfuqizohet aksioni “Dita e Drurit”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovska.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë, Sonja Jankovska, ka të njëjtin qëndrim, gjegjësisht “pyllëzimi vazhdon, ndërkaq për aksionin në fjalë do të disktohet në seancë qeveritare”.

Ndryshe, aksioni “Dita e Drurit”, krijues i të cilit është Boris Trajanov, në vitin 2008 e ngriti një nismë me një grup iniciatorësh për mbjelljen e “eko të ardhmes së re” pas çka u formua edhe shoqata qytetare “Dita e drurit ­ mbille të ardhmen tënde”. Sipas të dhënave që i ka plasuar ish përbërja Qeveritare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me këtë aksion janë pyllëzuar më shumë se 13.000 hektarë tokë me mbi 35 milionë fidanë, ndërkaq vetëm vitin 2016 janë pyllëzuar 500 hektarë tokë me mbi 2.6 milionë drunj.

Dita e këtij aksioni çdo vit ka qenë ditë jopune, përveç për të punësuarit në institucionet shëndetësore, ndërkaq data për punimin e kësaj dite është zëvendësuar me ditë tjetër, gjegjësisht ndonjë të shtune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button