‘Go Live With’ opsioni që po çmend përdoruesit e Instagramit

Instagram ka prezantuar një risi të re të videos të quajtur “Go Live With” që lejon përdoruesit që gjatë transmetimit të tyre live të ftoin miq e tyre që të dalin dhe ata live . Videot e krijuara me funksionin “Go Live With” mund të ruhen në telefonin dhe të ndahen më vonë me ndjekësit tuaj, shkruan Bota.al. Realizimi i videove live është pjesë e një serë risish që Facebook i cili zotëron edhe Instagramin ka krijuar për të konkurruar aplikacionin Snapchat.

Kjo risi e re u provua fillimisht në gusht me një përqindje të vogël të përdoruesve të Instagram. “Go Live With” shfaqet me një  ikonë në këndin e poshtëm djathtas të ekranit sapo të filloni të transmetoni një video të drejtpërdrejtë për ndjekësit tuaj.

“Guests” është opsioni që të lejon të ftosh miqtë e tu dhe të bëni një lidhje të drejtpërdrejt të gjithë në një grup. Pasi të bashkohen, përdoruesit do të shohin ndarjen e ekranit në dy dhe miqtë do të shfaqen poshtë e më poshtë. Ndjekësit e tjerë të cilët nuk duan të futen live mund ta ndjekin bisedën duke dërguar mesazhet e tyre dhe emoji.

Miqtë tuaj ende mund të pëlqejnë dhe komentojnë ndërsa ndjekin videon tuaj live. Ju mund të largoni vizitorin tuaj dhe të shtoni dikë tjetër në çdo kohë, ose ata vetë mund të zgjedhin të dalin më vete. Përdoruesit mund të ndajnë videon e  drejtpërdrejta në Storyt e tyre kur transmetimi të ketë përfunduar kështu ju jepet mundësi edhe ndjekësve të tjerë të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë live it  të shohin videon tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP