Tjetër incident në Paris, sërish i përfshirë Neymari

Vetëm disa javë pas konfrontimit në PSG ndërmjet Neymarit dhe Edinson Cavani rreth një penalti, që tashmë është zgjedhur nga të dy lojtarët, tani duket se ka ndodhur një keqkuptim tjetër në Paris.

Këtë herë bëhet fjalë për përplasjen e trajnerit Unai Emery me yllin e tij të mrekullueshëm, Neymarin, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta ‘L’Equipe’ pohon që braziliani nuk është ndierë mirë kur Emery nuk e lejoi atë të stërvitjet me zëvendësuesit pas ndeshjes ndaj Anderlechtit.

emery-neymar

Pasi përfundoi një stërvitje të vogël, lojtarët rezervë ishin përgatitur për të parë në veçanti atë në stërvitje dhe ushtrimet që kryen ai, kur edhe topi ishte protagonist. Neymari kërkoi nga trajneri spanjoll të marrë pjesë në këtë seancë, por trajneri spanjoll refuzoi.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, braziliani nuk është ndierë mirë pas këtij vendimi. Në fakt, lojtari ka goditur topin drejtë një muri para se të shkonte në dhomën e zhveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button