KSHZ: Përgatitemi për rrethin e dytë zgjedhor

Në kuadër të zgjedhjeve lokale 2017 vijon fushata e kandidatëve për kryetarë komunash të cilët do të luftojnë për votë më shumë në rrethin e dytë që do të mbahet më 29 tetor.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), siç informojnë prej atje, përgatitet për shtypjen e fletëvotimeve dhe certifikatave nga lista zgjedhore për komunat ku deri më tani është konfirmuar se do të ketë votim në rrethin e dytë. Komisionet komunale zgjedhore (KKZ) punojnë në pajtim me afatin e KSHZ-së për zbatimin e rrethit të dytë për votim. Në vijim është pranimi i raportimeve për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhje. Afati për parashtrimin e këtyre paraqitjeve skadon sot në mesnatë. Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë më 28 tetor në shtëpitë e tyre, një ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Sipas konkludimit të KSHZ-së, rreth të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune më 29 tetor duhet të ketë në Bogovinje, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçisht, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Dolneni, Zelinë, Zërnovci, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Studenicani, Tearcë, Tetovë, Çair, Chashka, Çeshinovo Obleshevo, Shtip dhe Shuto Orizarë.

Numri i saktë i komunave ku do të ketë votim në rrethin e dytë në zgjedhje do të dihet të hënën, pasi do të dihet rezultati nga vendimet e Gjykatës administrative për paditë eventuale sipas vendimeve të KSHZ-së për ankesat për rrethin e parë të votimit në zgjedhjet lokale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button