Ozil – shokëve: Kam nënshkruar për Man Unitedin (Foto)
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil iu ka thënë shokëve të tij të Arsenalit se ai do të nënshkruajë për rivalët e urryer të Manchester Unitedit, raporton The Mirror, njofton Telegrafi.com.
Mesfushori i Gjermanisë është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi publikisht javën e kaluar që mund të përfundojnë shitjen e tij në muajin janar.
Kjo tani ka hapur derën për mundësinë që Ozil të transferohet te njëri nga nga rivalët e tyre më të mëdhenj në Angli, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse gjigantët e Old Trafford do të vazhdojnë me një marrëveshje për fituesin e Kupës së Botës 2014.
Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar publikisht se ai e konsideron Ozilin si numrin 10 më të mirë në botë.
Dyshja kishte një marrëdhënie të fortë duke punuar së bashku në Real Madrid dhe mbetet një respekt i thellë mes dyve, pavarësisht nga transferimi i çuditshëm i Ozilit në Londër në vitin 2013.