Zgjedhja e kryetarit të ri në Ferizaj, në duart e ish punëtorëve të fabrikës së tubave?

Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22,tetor ne të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, thuaja në shumicën e këtyre komunave do ketë me gjasë edhe balotazh dhe gara të forta në mesë kandidateve.

Garë e forte me gjasë do të zhvillohet edhe në Ferizaj dhe fituesi do të përcaktohet ne balotazh, dhe pas rundit të pare ne mesë balotazhit ku do jetë një fushatë e shkurtër por shumë e ngjeshur ku partitë do ti ndezin motorët që kandidatet e tyre të dalin fitues. Por ne Ferizaj pas rundit te pare koalicioni qendror do të zbret edhe ne nivel lokal ne komunën e Ferizajt, ky koalicion ne nivel lokal i cili do të nënshkruhet në mesë të partive të cilat janë ne koalicion qendror është fjala për partitë shqiptare do të thotë ne koalicion lokal për ta fituar Ferizajn ne balotazh do të jenë nënshkrues PDK-AAK-AKR-NISMA, të gjitha këto parti do të bëhen bashkë që ta marrin pushteti nga kryetari aktual që vjen prej subjektit të LDK-së, i cili ka qeveris për katër vite komunën e Ferizajt.

Pse e nisa ketë shkrim me titullin që zgjedhje e kryetarit të ri në duart e ish fabrikës se tubave, duke u bazuar ne nevojat e partive dhe gjetjen e elektorat apo votuesin potencial te themi vota si te grumbulluara dhe duke u nisur nga fakti se javë më parë kryeministri i Kosovës e vizitoj Ferizajn ne cilësinë edhe te kryetarit të AAK-së i cili mori pjesë në fushat zgjedhore ne Ferizaj për ti dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit te vet qe garon për te parin e komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së.
Gjatë fushatës kryeministri hapi një temë apo problem lidhur me problemin e kompensimit te mjeteve financiare për ish punëtoret e fabrikës së tubave ne Ferizaj. Ai citoi se kërkesa e këtyre ish punëtorëve për kompensim më ka arritur edhe ne tavolinën time dhe si problem tha është vështir por do të ketë zgjidhje për këta ish punëtorë te cilëve edhe gjykatat kushtetuese ua ka njohur të për kompensim ku Serbia ne vitet e 90’t dëboi punëtoret shqiptar nga vendet e punës. Në mesin e gjithë atyre ish punëtorëve te viteve te 90’t dëboi edhe 912 punëtor shqiptar të ish-fabrikës së tubave.  Pas një procesi dhe kërkesa ne shumë gjykata dhe ankesa për shkeljen e të drejtave të punëtorëve te dëbuar me dhunë nga regjimi serb, këta ish punëtor nuk u ndalen kurrë së kërkuar të drejtën për kompensim. Ata shumë here kanë marrë premtime edhe nga niveli qendror i Republikës së Kosovës dhe deri më tani asnjëherë nuk bërë kompensimi i mjeteve qe edhe gjykata më lartë e vendit ua ka njohur këtë të drejtë dhe tash partitë sa here që kanë nevojë për vota fokusin kryesor e kanë të votuesit por duke e ditur nevojën dhe problemin.

Partitë politike ne nivel lokal ne veçanti partitë e tyre që gjinden ne koalicion qendror janë më tepër të fokusuar tek këta punëtor dhe kur e ceka me lart se ish-fabrika e tubave numrin diku 912 punëtor nga i gjithë regjioni Ferizajt. Vetëm ne komunën e Ferizajt janë afërsisht ne numër diku 500 ish punëtor të kësaj fabrike qe presin me pa durim kompensimin e mjeteve qe ju takojnë.  Merreni me mend po qe këto parti te cilit ne balotazh do lidhin koalicion ne nivel lokal ky koalicion i ngjashëm me at qendror dhe një fokus të theksuar këto parti do ta kenë mu tek këta ish punëtor dhe familjar te tyre.

Nëse analizojmë numrin e punëtorëve ne Ferizaj dh anëtaret familjes qe e kane këta punëtor dhe një premtim nga kreu qeverisë dhe kryetari parlamentit, qe do t’ju bëhet këtyre ish punëtoreve për ta mbështet kandidatin e tyre këtë rast kandidatin e PDK-së ne koalicion te përbashkët me AAK-AKR-NISMA, dhe kjo mbështetje do ju kërkohet këtyre ish punëtorëve ku së bashku me familjar për ta votuar kandidatin e tyre për te parin e Ferizajt dhe kjo mbështetje vjen direkt me një premtim për te jua bëre ekzekutimin e mjeteve ku diku ne shumen ne tërësi për te gjithë ish punëtoret e fabrikës sillet shuma afërsisht 26 milion.

Përafërsisht nga 30 mije euro për çdo punëtorë dhe ne raste qe ky premtim u bëhet nga kryeministri Kosovës dhe do të realizohet qe nuk e shoh asnjë gjasë dhe mundësi por që ne rast qe realizohet ne Kosove do hapet ‘‘ Kutia e Pandorës”, sepse të gjithë ish punëtoret e dëbuar te viteve te 90’ta edhe pse ndoshta dallon pak nga mënyra e kërkesës apo procedurave që i kishin ndjek, ish udhëheqja e asaj kohe e ish-fabrikës së tubave por dëbimi si dëbimi ishte po nga i njëjti regjim i asaj kohe. Nuhatja e partive politik ne garën ne këtë rast për te parin e Ferizajt si  synim kryesor do kenë votuesin por më kryesore për këto parti qe do të lidhin koalicion lokal me një mbështetje te fort nga qendra do ta kenë edhe më te lehtë për ti bindur këta ish-punëtorë qe premtimi do te realizohet me shume suksese dhe nga këta ish punëtorë do te kërkojnë që së bashku edhe me familjare te jenë mbështetës për ta fituar garën për Ferizajn .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button