Illyricum Sacrum – Genesis esse periculum…

….autori i këtij shkrimi, është frymë njerëzore, e cila, pas një lufte të gjatë me demonin,  fizikisht vdiq, për t’i   fituar të gjitha betejat, me ç’rast   i shpëtoi vdekjes së sigurtë  të shpirtit!  Akt ky,  që e bëri atë të jetojë edhe pas mortes dhe që është më e rëndësishmja, të jetojë në një botë të largët dhe ireale, të njohur por edhe të panjohur për ‘frymorët e llojit të tij’! Ishte kjo bota e shpëtimit të tij nga satani, dërguar nga perëndia, satani  shpëtimtar! Një botë të çuditshme, atje lart në hapsirat e pafundme të gjithësisë, prej nga me shikimin e tij të ashpër dhe inteligjent të ‘shpendit të trazuar’, që gjakos pandërprerë, gjak të kaltërt nga trupi i tij i lënduar për vdekje,  vëzhgon kujdesshëm skëterën-theatër, dramën kaotike,  ku vazhdimisht pamëshirshëm dhe  në  pavetëdije të  skajshme, përpëilten qenjet njerëzore  të ‘llojit të tij të gjakut’, gjithnjë, jashtë kontrollit të Perëndisë…andaj, …shpendi përgaditet per sulm!

Flatrat e  shpendit,  janë të hapura tërbueshëm, ndërsa ngjyra e zezë e puplave të tij, shkëlqen vizëllueshëm, si  nyansa më e zezë  që nuk do mundej ta krijonte as imagjinata e një jashtëtokësori  nga më të përsosurit, që madje edhe vetë Përendia nuk do ta kishte imagjinuar! Ngjyrë kjo që ‘spiritus immortalis’, do ta krahasonte me atë të  mbulesës së kufomës së  të parëve të tij, kur në kohëra të largëta, përcilleshin  rrugës  së amshimit, drejt  botës së pakthim, për të cilën vetëm një pjesë shumë  e vogël e pjestarëve të llojit, ishte e vetëdijshme, qe. një botë e tillë, nuk egzistonte dhe që nuk kishte arsye të mendonte se ndonjëherë, në një kohë të pakohë, në një vend të pavend, do të kthehej prapë!

Qëndrimi i shpendit të tërbuar, të jep pamjen e korbit të verbër, që instiktivisht në memorjen e tij, e ka bukur dhe qartë të dizajnuar ‘kodin magjik të shpëtimit’, që trason rrugën që ky, synon të ndërmerr. Shpendi është i gatshëm në çdo moment të lëshojë zërin e tij të tërbuar për një sulm  plot mllef dhe trishtim, në shenjë të thirrjes së fundit për  alarm, që do të synonte edhe një herë,  fatkeqsisht për të fundit herë, të  ngre në këmbë llojin e tij të shkapërderdhur, në betejen e madhe  për shpëtim, që do të vendosej atje poshtë në planetin e quajtur ‘terra nostra’, në hapësirën e quajtur Illiricum Sacrum. Tokë kjo, që Perëndia e pat bërë, kur pat krijuar ‘shtatë mrekullitë e botës,’ nga materja mrekulluese divine, e beatifikuar nga vetë madhështia e Tij. Për më tepër, me magjinë e tij, e pat bekuar përjetësisht atë materie si të paprekur nga njeriu, por të dashur dhe të shenjtë për shpendin, symbol i mbrojtjes së përjetshme të saj, nga satani, demonët dhe “ëngjujt”, rreth e përqark saj dhe ato që vinin nga një botë e largët e panjohur për civilizimin e llojit te shpendit,  e cila në vetë ngërthente ç’farosje, zhdukje, dhe më pas tjetërsim të përjetshëm dhe gjitha këto, në emër të përëndisë së tyre, sunduese e pashoqe e botës së tyre te imagjinuar.  Për fatin apo pafatsinë e vet llojit, dhepse këtë e kishte dyshuar, Perëndia më madhështinë e saj,  ua kishte  dhuruar këtyre që   ta gëzojnë, pikërisht  ashtu siqë  edhe vet e pat paramenduar  dhe shkruar në kartë, shkresë kjo,  që lloji në fjalë shumë pak e kishte të njohur!

Për të gjetur  kodin që do të vendoste në funksionim inteligjencën dhe logjikën  e mendjes  së tij, që sipas vlerësimit të tij individual, përjetonte  eklipsën e parë por fatale, drejt  artikulimit të mendimeve të mëdha, siç preferonte t’i quante edhe vetë, i  dukej ndërmarrje  sizifiane dhe  e  pamundshme, në rrethanat ku fisi i tij jetonte. Një guxim i çuditshëm, si një rrufe zjarrhedhëse,   si ai i Feniksit, priste të ndriste në skajshmëri,   mendjen e tij në agoni të sipër, për të artikuluar përfundimisht edhe një herë arsyen që kishte gatuar me dekada, për  të lëshuar           “testamentin e mençurisë së madhe dhe te  arsyeshme’ , si akt i fundit veprues i shpirtit të tij,  në cvilitje.  Fuqia e jehonës, pritej ta zgjonte botën e tij të imagjinuar dhe të  dashuruar  deri në pafundësi. Rruga e tij ishte e gjatë në pafundësi, ndërsa në etapa të caktuara të rrugës së tij, shpendi do të takonte ‘tre magisterët,’ nga të cilët dy të parët ishin ‘miqtë e tij të shpëtimit të përjetshëm’, ndërsa i treti ishte ‘krijesa e gënjeshtrës kameleonike”, zbiritur posht në tokë nga vetë perëndia.

Ajo  ishte mishëruar devostshëm,  thellë  e në pafundësi, në mëndjen e fisitit ë tij ’, në mendjen e tjetërsuar ë fisit,  pikturuar me ngjyrat nga më të bukura që ndonjeherë njerëzimi i krijoi, për të ‘lumturuar’ botën e tij! Egoja dhe fataliteti i tij, në mënyrë konstante mbisundohej nga fuqia e ‘paudhshmërisë së madhe’ dhe skajshmërisë fatale, që nuk njifte rregulla dhe etikë loje dhe që nuk shikonte gje tjetër përveç arritjes së qëllimeve për të sunduar padrejtësisht shpirtin dhe qenien njerezore, rrethin dhe botën, në të gjitha format dhe mënyrat e saja te mundëshme. Ishte  kjo, krijesa më komplekse dhe më e paparashikuar, që madje as vetë Perëndia nuk kishte ditur ta emërojë siqë duhet! Karakteri dhe natyra e saj janë amorfe dhe multidimensionale, borderline dhe te paparashikuara logjikisht, madje ekstermisht komplekse, saqë të mos shpjegohet dhe dekodohet as nga mendjet më të ndritura që njerëzimi i pat njohur ndonjëherë. Fenomeni i ndikimit virtual, është i udhëhequr nga elemente të vlerave të bastarduara përjetesisht, nga “mode de vivre”, e huazuar apo imponuar në emën të të plotfuqishmit dhe gjithëditurit, që ishte ne dispozicion të llojit të racës së verdhë;  beduine, selxhuke dhe nomade, që në mega- konceptin e tyre të përbashkët, në emër të perëndisë, impononin dashurinë e botës dhe parajses, përtej vdekjes.   Bote kjo, perfide dhe e bazuar ne mirësinë e njeriut  të  largët, e  huaj, e panjohur, mbi të gjitha e vrazhdë si rëra e shkretëtirës shterpe të vendit të vetë origjinës,  ishte “pjellë e mendjeve të mëdha e të huaja”, të largëta për civilizmiet e ndritura,  ku  njeriu ishte në fokusin  e egzistencës, ndërsa “perëndia e tij”, ishte ajo që do ta mbronte nga e liga, do ta bekonte dhe  do ta varroste, me fjalë të gjuhës së tij amtare, që madje do të shkruheshin edhe mbi epitafin e varit të vij, në vendlindje.

Kjo ‘ikonë satanike’, me fuqinë e saj të pafundme, që duke u thirrë në deitetet, tjetërsonte mendjen e njeriut të fisit, shterpësonte atë në emër të dashurisë dhe diturisë, duke e vëndosur atë në një gjendje të funksionimit  amorf të pakontrolluar,  ku  përfshirja e perceptimit logjik, është e rrallë dhe e pabzauar në të ashtruauajturën “ performancën e objektit dhe logjikës normale”  të gjitha elementet logjike, por jo edhe ato të logjikës së shëndoshe. Ishte ajo e krijuar për të mirën e llojit të vet, por që në emër të mirësisë, drejtësisë dhe divines,  pushtonte qenien dhe logjiken e fisit,  në forma nga më viciozet, për të arritur shkallën më të lartë të kënaqjes së egos  së vet njeriut; për dashurinë dhe sakrificën e këtij të fundit, dhe e tëra, në emër të Perëndisë, paprekshmërisë  dhe madhështisë së saj te pafundme. Është kjo pra, shtylla themelore mbi të cilën bazohet ‘Testamenti i madh i njeriut shpend’, një enciklopedi e pashkruar, që asnjë qenie njerëzore nuk do t’ia gjente fijen e gjenezës së vërtetë për thurrjen e një fillimi, i cili do të çonte në përmbyllje definitive dhe të suksesshme të këtij makthi makabër, që shtyp dhe ç’përfytyron, jo vetëm antropologjinë kulturore të pjesëtarëve të fisit, por  mendjen  dhe gjuhën e tij duke shkuar kështu drjet shkatrimit dhe bastardimit të  gjenit të tij shqiptar,  një disfatë dhe pse jo një kapitullim  fatal përfundimtar, që ne staza afatgjate, do të ishte sfidë e pafundme,  drejt nisjes së shkrimit të    një ekniklopedie njerëzore, që ‘bijtë e shekullit të ri’, një ditë, do të duhej të nisnin ta shkruanin, normalisht, nëse  këtë do të ishin në gjendje ta bënin sipas konceptit,  rregullave dhe etikës së “atyre te anës kombëtare”, siç do të thoshte i madhi Konica.

Shpendi ishte’ vetjak dhe egoist’, i mbyllur në botën e tij ‘të përsosur’, që vetë e kishte krijuar sipas ‘dëshirave’ të tija, ndërsa   synimi i  tij i fundit,  ishte të shpëtonte shpirtin e tij duke e sfiduar edhe vetë satanin, ngase kjo do ishte mënyra e vetme që do ta bënte ate, ta braktiste përfundimisht botën e tij të çuditshme virtuale, nga e cila, një ditë,  do të ndahej përgjithmonë. Në  jetë të jetërave, shpendi do të ngelte pa e kuptuar pjërgjegjen e çështjes që trajtonte, nëse kjo e fundit ishte rruga që duhej ndjekur, nëse fjalët që përshkruanin atë,  ishin ato që do të zbusnin,  mençuronin, vetëdijesonin  dhe bashkonin llojin e tij rreth ‘konceptit të mençurisë së arsyeshme’, dhe nëse po, kur kjo do të fillonte të ndodhte, apo ndoshta do te ngelte virtuale dhe abstrakte, për tokësorët e llojit të tij,  pikërisht si bota e tij e largët, nga e cila vëzhgon aktet e dramës fatale, që po ndodhin në vazhdimësi.

Nëse në një kohë të largët kjo do të ndodhte, prapëseprapë, e pa përgjigjur  do ngelte pyetja rreth ‘ndritjes së mendjes së llojit të çuditshëm të shpendit’, lidhur me vënien në funksionim të së ashtuquajturës   “mençuri e arsyes së madhe”, që si e tillë, ndoshta një herë, në një kohë shumë të largët,  do ta përjetësonte dhe lumturonte fisin e tij dhe do ta pastronte  gjakun tij të trazuar,  të turbullt dhe te shprishur,  duke e rishëndruar atë në gjak të kaltërt dhe të pastër arkaik, pikërisht si ai i të parëve të largët të fisit  dhe farës së tij. Ngase edhe më tej, perceptimi i konceptit të “mençurisë së madhe”, dhe ai i kthjelltësimit të mendjse, drejt llojit të tij, janë koncepte të dy, tre, apo katërkuptimshme, ngase lloji i shpendit, i percepton gjerat dhe sendet sipas devijimeve të konstruksionit të tij gjenetik, që ndryshoi gjatë shekujve të ashtuquajtur ë përpëlitjes për mbijetesë, që në fakt ngërthen, bastardim te gjeneve kulturore dhe fetare, që lënë në rradhë ë dytë  pastrimin e gjakut ë tij, trashigim nga ë parët.

Edhe më tej, dhe në pafundësi, ‘shpendi i trazuar dhe lloji i tij’, ngelin në gjendje  amullie shekullore, e cila në formë të një gjame të rëndë vdekjepruese, emërohet qart dhe mirë, vetëm nga ana e tij, ndersa, lloji i tij, edhe më tej, madje edhe për shekuj dhe kohëra pafund, do të ngel në cvilitje drejt rrugës së paqëllimte. Rruge kjo, te cilën në mënyrë të pavetëdishjme dhe jashtë çdo logjike, do ta bënte i shtypur nga plagët dhe lëndimet që kishte mbi trupin e tij, që një dite do ta ofronin në buzë të greminës së vdekjes së sigurtë. Do të mundej “lloji i shpendit” të gjente rrugen e vërtetë, të cilën duhej bërë? Nëse po, kur do të ndodhte kjo? Nëse ndonjëherë do të ndodhte, do të mundej ‘lloji i shpendit’ ta njeh vetveten në dritën e te parëve të tij?  Po shpendi i tërbuar? Ç’do te ndodhte me te? Ai nuk do të egzistonte, ndoshta pasardhësit e tij të vertetë, do ta zëvendësonin atë, nga atje lart  tek perëndia e tij e madhe-dielli, do të vazhdonin edhe me tej, te vëzhgonin dramën që po ndodhte në hapsirën tokë, ky lloji jetonte, me jehonen e madhe të thirrjes për shpëtim, që nuk do ta dëgjonte as vetë perëndia!

Do të mundej i  madhi Nietzche, të jepte një shpjegim, madje cilido qoftë ai, lidhur me atë, se cili do ishte fati i ‘’llojit të shpëndit të tërbuar”,  apo do vazhdonte edhe me tej të jetonte në shpellën e tij, duke folur me diellin e madh, mikun e tij të vetëm, shqiponjën, dashurinë e tij më të madhe,  dhe gjarpërin  e  zi, paralajmëruesin e ardhmërisë?!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim i mrekullueshem! Plot filozofi, plot stil dhe poetike, plot histori, kulture, identitet, e shumecka! Mesazh i fuqishem per kombin dge rrezikun ne te cilin ndodhet, nga armiqte e ngjyrave nga me te ndryshmet. I veshtire per ta dekoduar mesazhin, ngase kerkohet koeficient i larte inteligjence, dituri e kulluar dhe e paskajshme, dashuri per ta ndje ate sic duhet* Definitivisht shkrum jo per cdo kend! Bravo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button