Prokurorët zbarkojnë në Kuvend, kërkojnë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

Vetëm pak pas publikimit te kërkesës për heqjen e imunitetit te Saimir Tahirit, prokuroret zbarkojnë në Kuvend. Prokuroria sapo ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit dhe vënien përpara drejtësisë së Saimir Tahirit.

Në këtë video postuar nga Opinion.al, duket se nga makina kanë zbritur përfaqësues të prokurorisë të cilët i kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Kryesinë e Kuvendit. Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij.

Prokuroria po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button