Ademi: Opinion e di se Aleanca dhe BESA bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-në (VIDEO)

BDI edhe sot ka akuzuar se përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët janë bashkëpunëtor me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht kanë koalicion të fshehtë për zgjedhjet lokale si në rrethin e parë, po ashtu edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk.

“Ata kanë koalicion të fshehtë me VMRO-DPMNE-në. Për këtë i tërë opinioni e di, edhe me zë edhe me fotografi janë parë”, u përgjigj zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi në pyetjen e Portalbit, se çfarë dëshmi keni për këto pohime.

Ademi gjithashtu theksoi se BDI e përshëndet marrëveshjen e djeshme mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, por tanimë, sipas tij, ky bashkim është i vonshëm pasi që, siç tha ai, po bëhet për interesa personale

“Marrëveshja mes tyre është e vonshme pasi që tanimë pasojat janë evidente. BDI gjithmonë ju ka apeluar partive të vogla që të bashkohen dhe ne e përshëndesim këtë bashkim, por tani është vonë pasi që janë bashkuar për interesa personale”, tha Ademi, në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën edhe njëherë tha se “BDI do të jetë fitues absolut në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 29 tetor të këtij viti”, raporton Portalb.mk.

Për atë se kë do ta përkrah Zoran Zaevi në zgjedhje lokale kur tani dy pjesëmarrësit në Qeveri, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë përballë njëra tjetër dhe a do të ndikojë diçka në përbërjen e shumicës parlamentare, Ademi tha se “shumica parlamentare është stabile, pavarësisht këtyre ndodhive”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button