May ofron siguri për qytetarët e BE-së në Britani

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të vazhdojë sot dhe nesër negociatat me liderët e tjerë evropianë, për daljen e Britanisë nga BE-ja, njofton REL.

Përpara samitit, May u zotua se do ta bëjë sa më lehtë të mundur për shtetasit e BE-së që të mbeten në Britani, edhe pas Brexit-it.

Në një letër të hapur për shtetasit e BE-së, May tha se procesi i aplikimit digjital për zgjidhje të statusit do të jetë “efikas” dhe me çmim “sa më të ulët”.

Ajo po ashtu tha se Londrta dhe BE-ja janë në “distancë prekëse” sa i përket marrëveshjes për të drejtat e qytetarëve.

Në Bruksel, May do të përballet me 27 liderët e tjerë të BE-së, të cilët do të vlerësojnë përparimin e përgjithshëm të negociatave të deritashme për Brexit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se nuk pritet ndonjë kthesë e madhe në samit.

Negociatat kanë ngecur për disa çështje, përfshirë statusin e ardhshëm të 3 milionë shtetasve të BE-së që jetojnë në Britani dhe të 1 milion britanikëve që jetojnë gjetkë në bllok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button