LDK-ja partia më e gjobitur në fushatën zgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës prinë me më së shumti gjoba të shqiptuara nga PZAP-ja.
Kësaj partie për shkelje në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 22 tetorit i janë shqiptuar plotë 65 mijë e 800 euro.
Mul Desku krye shef i sekretariatit te PZAP bëri të ditur se gjithsej gjatë kësaj fushate elektorale janë shqiptuar 152 mijë e 900 euro gjoba ku me së shumti është gjobitur LDK-ja.
Ai gjithashtu bëri te ditur se deri me tani janë parashtruar 199 ankesa prej tyre janë shqyrtuar deri tani 178
E përderisa vendin e ndajnë vetëm edhe tre ditë, nga dita e votimit KQZ shprehet e përgatitur për procesin.
Enis Halimi nga sekretariati i KQZ beri te ditur se tashme është bere gati infrastruktura zgjedhore.
Ai po ashtu bëri të ditur se rreth 17 mijë komisionarë janë trajnuar gjatë kësaj periudhe.