Shkup, vetura e policisë e ka goditur një çiklist në vizëbardha

Një veturë e policisë përpara BE-Infoqendër në vizëbardha, e ka goditur një çiklist, publikoi iniciativa “NaToçak”, njofton Portalb.mk.

Nën postimin në “FB” është e publikuar edhe fotografia e aksidentit në qendrën e Shkupit. Sipas tyre, vetura e policisë ka qenë duke shkuar në të djathtë duke e anashkaluar trekëndëshin dhe e ka goditur çiklistin derisa ka kaluar në vizëbardha në të gjelbër.

Ashtu siç informojnë nga iniciativa, çiklisti i ka mbijetuar fatkeqësisë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njëkohësisht apelojnë deri te ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që të fillojë me zgjidhjen e problemeve sistematike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button