Thaçi dekoron ish-ministrin kanadez me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”
Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.
Axworthy ishte ministër gjatë periudhës 1996-2000.Presidenti Thaci ka pritur sot në takim ish-ministrin e Jashtëm të Kanadasë, Lloyd Axworthy, të cilit i ndau çmimin ‘Dr. Ibrahim Rugova’.Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, Arsyeja e dekorimit të ish-ministrit kanadez ishe kontributi i dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.