Maqedonia shijon ngritjen në listën e FIFA-s

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka bërë një ngritje të madhe në renditjen e fundit të FIFA-s, prej plot 18 pozitave. E gjithë kjo vjen pas barazimit 1:1 në Torino ndaj Italisë dhe fitores 4:0 ndaj Lihtenshtejnit në Strumicë, që tani më e kanë dërguar Maqedoninë në pozitën e 85-të.

Për dallim nga Maqedonia, Shqipëria ka shënuar rënie prej 5 vendesh, duke e lulur atë në pozitën e 71-të. Kjo rënie në renditjen e FIFA-s, për kombëtaren shqiptare vjen si pasojë e dy disfatave të fundit në ndeshjet eliminatore “Rusia 2018”, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Nga përfaqësueset tjera që ishin pjesë e grupit “G” në eliminatoret e fundit për Botërorin “Rusi 2018”, Spanja renditet e 8-ta, Italia zë vendin e 15-të, Izraeli e 82-të, ndërsa Lihtenshtejni pozicionohet në vendin e 187-të.

Gjermania kryeson renditjen, para Brazilit dhe Portugalisë, ndërkohë në dhjetëshen e parë e përbëjnë edhe Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Kili dhe Peru. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button