Veseli kërkon njohjen nga Madagaskari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido.

Veseli kërkoi nga Amido që Madagaskari ta njohë pavarësinë e Kosovës, si dhe që të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin.

Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar Amido me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.

Veseli ka theksuar nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button