Deri tani 35 të vdekur dhe mbi 5 mijë shtëpi të djegura nga zjarret në Kaliforni

Ka shkuar në 35 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret, që kanë pushtuar së fundmi Kaliforninë veriore.

 

Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet mund të përkeqësohen, teksa qindra persona vijojnë të konsiderohen të humbur dhe të paktën 22 vatra zjarri kanë shkrumbuar rajonin e famshëm të verës në shtet

Më shumë se 8.000 zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 5.700 shtëpi dhe ndërtesa.

Që prej vitit 2012, e deri më tani janë djegur si pasojë e zjarreve rreth 3.5 milionë hektarë tokë.  Situata tejet e rënduar ka detyruar evakuimin e rreth 25.000 personave.

Bilanci i rënduar, i bën këto zjarre të konsiderohen si më vdekjeprurësit në Kaliforni që prej vitit 1933.

Është ende e paqartë arsyeja përse këto zjarre filluan të aktivizoheshin fundjavën e kaluar, por zyrtarët thonë se shkaktarë mund të jenë linjat energjitike të fryra nga erërat e forta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button