MPB do të lëshojë letërnjoftime gjatë uikendit

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së sot dhe nesër, në ditën e zgjedhjeve lokale, do të punojnë dhe do t’u japin letërnjoftime qytetarëve.

Të gjitha kërkesat për dhënien e letërnjoftimit (të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht dhe në të gjithë Sektorët rajonal për punë administrative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk e posedon dokumentin biometrik të udhëtimit.

Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht së bashku me sot pasdite deri në orën 16:30.

Menjëherë pas pranimit të aplikacioneve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’ia dorëzojë sektorit kompetent për distribuim të përkohshëm deri në Sektorin për punë administrative.

Nesër, në ditën e zgjedhjeve, sektorët për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhë prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button