Ahmeti: Nuk dyshoj se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të renditemi të parët

Nuk dyshoj se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të renditemi të parët. Kështu tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë të realizuar me gazetarin Seladin Xhezairi, duke apeluar njëherësh që dita e diel, të jetë ditë e qetë dhe zgjеdhjet të realizohen në mënyrë demokratike.

“Marrë në përgjithësi, fushata ishte e qetë, ndërsa uroj që edhe dita e votimit të jetë e lirë, e qetë dhe të përmbushen standardet demokratike”, është shprehur Ahmeti.

Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim, tha ai në intervistë, kanë ofertë, ofertë konkrete për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Kanë garancë nga Qeveria, ministrat dhe nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti, sipas të cilit, vota për BDI-në është votë për siguri, mirëqenie dhe prosperitet.

Kandidatët e BDI-së, tha ai, janë njerëz dhe profesionistë të dëshmuar, ndryshe nga të tjerët, të cilët deri më tani, nuk kanë udhëheq ndonjë institucion, qoftë lokal apo qendror.

“Të tjerët janë njerëz që nuk janë dëshmuar apo në ndonjë menaxhim të situata të ndryshme. Thirrjet tona në vazhdimësi, mendoj se njerëzit i kanë kuptuar drejtë. Jam i zhgënjyer me gjuthë këto lëvizje që janë paraqitur, sepse humbës këtu janë shqiptarët dhe jo BDI. Kjo është edhe njëra nga arsyet pse nuk dyshoj se edhe të dielën do të renditemi të parët”, deklaroi lideri i BDI-së

Lidhur me thirrjet që partia e tij ta braktis garën për kryetar të komunës së Strugës, ai u përgjigj që në Strugë të fitojë më i miri.

“Thirrjet e tilla janë absurde, sepse që para zgjedhjeve, të gjitha partive u bëra me dije se kemi kandidat në Strugë, tha Ahmeti, në intervistën me gazetarin Seladin Xhezairi.

Ai shtoi se qëndrimet e BDI-së nuk janë te panjohura as për opinionin, por as për partite shqiptare që janë në këtë garë.

“Unë, që para se të shpallen zgjedhjet lokale, u kam bërë me dije të gjithëve se do të kandidoj kandidat në komunat e mëdha, ndërsa në komunat e vogla ku shqiptarët janë pakicë, të bëhemi bashkë dhe të fitojmë numër më të madh të këshilltarëve. Dhe tani, një pjesë është realizuar, në disa komuna ku nuk mund të fitojmë kryetarin, kemi listë të përbashkët… Në Strugë, me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë qetë dhe rezultati të jetë i pranueshëm. Dëgjoj zëra se pse BDI në Strugë garon me Ramiz Merko! Pse të përjashtoheni nga gara, kur të gjithë e kanë ditur se do i hyjmë garës, sepse këtë e kërkon elektorati i BDI-së në Strugë”, tha lideri i BDI-së.

Fundja, tha ai, BDI vepron për më shumë se një dekadë, ndërsa të tjerët janë të rinj dhe nuk nuk e kanë të drejtën të thirrin që ne të mos garojmë në Strugë.

“Sidomos kur e kemi parasysh se në 2013, unë pata bërë aktivitetet shumë më shumë se sa kandidati që ishte atëkohë në rrethin e dytë, Ziadin Sela”, ka thënë Ahmeti në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button