Nuk është ndërtuar sistemi i kanalizimit në Komunën e Tearcës

Projekti për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, të premtuar si prioritet i dytë në programin zgjedhor “Bashkë ndërtojmë”, të kryetarit të Komunës nga BDI për Komunën e Tearcës, Isen Asani, tani kandidat në zgjedhjet lokalë në këtë Komunë, nuk është realizuar.  

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, në pjesën “Projekte të ndryshme” ku janë vendosur projektet të përfunduara për secilin fshat në këtë komunë, nuk ka informacion për realizimin e këtij projekti, aq më pak për ndonjë procedurë ose informacion lidhur me fillimin për ndërtimin e sistemit të kanalizimit.

Në Llogaridhënien për 2014-2015, poashtu nuk ka një informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë, ose më pak, ndonjë pengesë eventuale në procedurat dhe përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt.

As në Biltenin informues për prill/maj 2017, në të cilin vendosën që të gjithë projektet e realizuara dhe aktivitete për këtë periudhë nuk ka informacion për fillimin e punëve ndërtuese në lidhje me kanalizimin e premtuat në Komunën e Tearcës.

Poashtu, me kërkimet në internet në bazën e të dhënave në mediume nuk gjetëm ndonjë lajm në të cilin flitet për punët ndërtuese në fshatrat e Komunës së Tearcës për sistemin të kanalizimit.

Ky projekt u vendos si i dyti për nga prioritetet në programin “Bashkë ndërtojmë”, ndërsa është vlerësuar si projekt i parealizuar edhe në hulumtimin e Prizmës për këtë Komunë, në të cilin për këtë projekt thuhet:

Projekti për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën, i cili do të duhej që të përfundojë deri në vitin 2017, nuk është realizuar. Deri më tani është përpunuar vetëm dokumentacioni teknik për kanalizimet për vendbanimet e përfshira në projekt, me gjatësi prej 74 kilometrave. Vlera e investimit është mbi 10 milion euro, mjetet nuk janë siguruar. 

Edhe me kontrollin në teren konstatuam së nuk është bërë asgjë për fillimin e punëve ndërtuese për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë.

Për shkak të argumenteve të thëna më sipër mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Asani, për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, është i parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatësi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP