Pas “play off”-eve, Italia rrezikon edhe në shortin e Botërorit

Në rast të një kualifikimi të mundshëm, pas impenjimit të dyfishtë në “play off”-et, që vlejnë një vend në Botërorin 2018, kombëtarja italiane nuk do ta ketë të lehtë edhe në turneun rus, transmeton Top Channel.

“Të kaltrit” e trajnerit Ventura, gjithmonë nëse ky i fundit do të mbijetojë në stol, do të jenë në vazon e dytë, ashtu siç ndodhi në Brazil, verën e vitit 2014.

Në vendin e “Sambës” u krijua për herë të parë një grup me 3 kombëtare kampione bote, me Italinë, Uruguajin dhe Anglinë, si dhe surprizën e atij turneu, Kosta Rikën.

Rezultati ishte katastrofik për Italinë, që u eliminua që në raundin e parë. Tashmë, rruga drejt Botërorit rus kalon përmes “play off”-eve, por në hipotezën më pozitive, Italia do të jetë sërish në fashën e dytë edhe nëse shkon në finale.

Kjo faktohet dhe nga vendi i 15, që “axurrët” do të zyrtarizojnë të hënën. Mes skuadrave që nuk do të jenë koka grupi dhe përjashtimeve të bujshme është edhe Spanja.

Mekanizmi i shortit të 1 dhjetorit në Kremlin do të jetë i ndryshëm nga e kaluara. Vlen gjithmonë renditja e FIFA-s, por nëse më parë ndarja bëhej mes kontinenteve fillimisht, këtë herë do të jetë ekskluzivitet i pikavarazhit dhe më pas, nëse shorti është i vrazhdë, do të ndahen ekipet e kontinenteve të njëjta, me përjashtim të vetëm Europën.

Thuajse të gjitha ekipet e mëdha janë në vazon e parë, me Rusinë pritëse dhe favoritët, Gjermania, Brazili e Argjentina. Këtyre iu shtohen Portugalia, Belgjika, Polonia dhe Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP