5 problemet urgjente me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Likovës

Kandidatët e partive politike të cilët garojnë për të parin e Likovës do të ballafaqohen me probleme të ndryshme pas fitimit të mandatit katërvjeçar të këtij posti, shkruan Portalb.mk.

1. Në komunën e Likovës vazhdon të jetë problem ujësjellësi, ngase punimet që filluan në vitin 2014 për realizim të këtij projekti ende nuk kanë përfunduar. Ende nuk ka informacion nga komuna se në cilën fazë ka ngecur projekti, mirëpo ai që fiton zgjedhjet në këtë komunë do të duhet urgjent të zgjidh këtë çështje thelbësore për jetesë.

2. Prioritet në këtë komunë gjithashtu është plani urbanistik i cili ka të bëjë me pendën e Likovës, me qëllim që të bëhen investime dhe të zhvillohet turizmi në këtë zonë, gjë që ende nuk është bërë në këtë komunë.

3. Problem tjetër i cili ngelet të zgjidhet nga kryetari i ardhshëm i kësaj komune është edhe rrjeti i kanalizimit, i cili disa herë u premtua, disa punime filluan, mirëpo ende nuk kanë përfunduar. Kjo komunë ka nevojë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në disa fshatra mes ë cilave në Sllupçan, Hotël dhe Matejç ku janë premtuar dhe janë parashikuar se sa mjete nevojitet, mirëpo për realizimin e tyre, nuk ka asnjë informacion.

4. Kandidatëve që garojnë për këtë komunë, iu ngelet të premtojnë dhe ai që fiton të realizojë ndërtimin e rrugës rajonale për Haraçinë, projekt ky i cili nuk është realizuar në tërësi.

5. Gjithashtu ai që fiton mandatin për të udhëhequr me këtë komunë, do të duhet të punojë në hapjen e ueb faqes së kësaj komune, e cila është ndër të rrallat që nuk kanë. Komunikimi me kryetarin e deritanishëm është kryer nëpërmjet rrjetit social facebook, në të cilin nuk mund të ketë informacione të kategorizuara si do të kishte në ueb faqe. Andaj kandidatët do të duhet të premtojnë transparencë dhe mbi të gjitha, publikime të punës dhe aktiviteteve që kryen kjo komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP