Ekspozitë nga “Takimet e Vevçanit” në Ambasadën e Maqedonisë në Paris

Ekspozitë me fotografi nga Kolonia e Arteve Ndërkombëtare “Takimet e Vevçanit” dje është hapur në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Paris, me rastin e Ditës së Kryengritjes së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Hapjen e ekspozitës e bëri sekretari i Ambasadës së Maqedonisë në Paris, Afrim Jashari, me moton “përpara dhe pas ngjyrës – fotografi shumëfjalëshe”, ku u paraqitën veprat e 30 fotografëve eminent nga Maqedonia, por edhe të kolegëve të tyre nga Franca të cilët në dhjetë vitet e fundit kanë marrë pjesë në koloninë e artit: Gligor Çemerski, Millosh Koxhoman, Mirosllav Masin, Niçe Vasielv, Petar Poçev, Stavre Dimitrov-Stadim, Done Miljanovski, Taki Pavlovski, Pavle Kuzmanovski, Emil Shulajkovski dhe Stanko Gjorgjiev. Nga pjesëmarrësit francez, Klod D’erven, Mi-an Ho, Suzel Bilod, Vesna Bajalska, Zhakelin Delakros dhe Sajed Darvish, të cilët kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës.

Kolonia Ndërkombëtare “taKime Vevçanit” në mbahet nga 25 qershori deri më 10 korriku në Vevçan. Nga themelimi në vitin 2010 kanë marrë pjesë mbi 200 artistë apo piktorë nga Maqedonia dhe vendet e huaja.

Fotografitë e krijuara në Koloni në 7 vitet e fundit janë paraqitur në shumë ekspozita në mesin e të cilave edhe në Pogradec, Sofje, Nju Jork, Moskë dhe nëpër qytetet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button