Pique tregon të vërtetën mbi ndarjen me Shakirën!

Çifti Shakira dhe Gerard Pique janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes si një një çift në krizë e pranë ndarjes. Sidomos kohët e fundit, është aluduar se martesa e tyre ka përfunduar e ata nuk jetojnë më bashkë. Shkak mendohej se ishte tradhëtia e Shakirës me një nga protagonistët e klipit të saj të fundit “Perro Fiel”, shkruan Bordo.al. 

Mbrojtësi i ekipit të Barcelona-s, pas një heshtjeje ka vendosur të reagojë! Ai ka treguar se është pjesë e provave të turneut muzikor europian të ardhshëm të këngëtares. Pique ka ndarë me ndjekësit momentet duke ndjekur provat e bashkëshortes së tij teksa praktikohet me orkestrën. Futbollisti ka vënë  gishtin mbi buzë, për të treguar se i duhet të mbajë qetësinë në prova. Postimi i tij na tregon se ata janë ende bashkë dhe ndarja ka qenë thashethem! Çifti janë prindër të dy djemve Milan dhe Sasha.

shakira-pique-bordo

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP